Një shumë prej 32 mijë dollarësh është mbledhur për t’iu dhënë në shenjë solidariteti dhe përkrahje familjes së efektivit Afrim Bunjaku, i cili humbi jetën më 24 shtator 2023, në krye të detyrës në një përplasje të armatosur me një grup të armatosur serb në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Iniciatore e kësaj nisme ka qënë Shoqata Amerikano-Shqiptare e Zbatimit të Ligjit.
Shoqata ka hapur një “Gofoundme” me limit 40 mijë dollarë dhe deri më tani, për një periudhë relativisht të shkurtër, janë mbledhur 32 mijë dollarë.
Numri i donatorëve ka shkuar në 288.