Hapet impianti i parë i karburantit pa karbon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania hapi impiantin e parë kompakt në botë, për prodhimin e karburantit pa karbon.

Impianti, që ka madhësinë e një kontejneri transportues dhe drejtohet nga Instituti i Teknologjisë Karlsruhe, mund të krijojë karburant për makinat elektrike, anijet ose avionët.

Karburanti prodhohet në katër hapa duke përdorur energjinë e gjelbër.

Ky projekti financohet nga qeveria gjermane.

Impianti pilot, gjatë provave fillestare, ka mbushur tashmë një fuçi me karburant elektrik, por nuk mund të prodhohen më shumë se disa litra në ditë. Drejtuesit e projekteve presin që kjo gjë të ndryshojë së shpejti./ATSH/

Share This Article