Hapet linja ajrore Tiranë-Moskë, fluturimet nisin në prill

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kompania ajrore ruse Nordwind Airlines ka njoftuar se do të filloj fluturime të drejtpërdrejta nga Moska drejt kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë duke filluar nga 30 prilli.

Nordwind do të kryejë dy fluturime javore drejt Tiranës, të mërkurën dhe të shtunën, u shpreh kompania ruse në një njoftim për shtyp.

Në Evropën Juglindore, Nordwind fluturon gjithashtu drejt Maqedonisë së Veriut, Turqisë, Serbisë dhe Kroacisë.

Nordwind është një nga linjat ajrore më të mëdha në Rusi për sa i përket qarkullimit të pasagjerëve dhe ka një nga rrjetet më të gjera të fluturimeve në vend.

Share This Article