Është hapur për qarkullimin e automjete aksi rrugor Orikum Dukat. Ministrja e Infrastrukturës, njëherazi edhe zv.kryeministrja, Belinda Balluku e konsideroi këtë rrugë si një nga projektet më të rëndësishme që lidh Vlorën me tunelin e Llogarasë.
Balluku u kujdes të theksojë se aksi rrugorë po hapet paraprakisht për të lehtësuar trafikun gjatë verës dhe se punimet nuk kanë përfunduar, ndërsa u kërkoi qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit.
Po ashtu Balluku bëri me dije se në qershor të viti që vjen pritet të dorëzohet edhe tuneli i Llogarasë.
“Një nga segmentet më të rëndësishëm të Orikum-Dukat, një nga projektet më të rëndësishme që lidh Vlorën me tunelin e Llogaras. Tani të gjitha automjete që do shkojnë në drejtim të jugut do shohim që rruga përfundon në hyrje të tunelit të Llogaras. Në qershor të 2024 do të dorëzojmë edhe tunelin e Llogaras që është i hapur, por po bëhet armatimi i tij”, tha Balluku.