Hapet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, në Mitrovicë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mëngjesin e së martës është hapur për qarkullim një nga urat e ndërtuara nga qeveria që lidh pjesën jugore të Mitrovicës me atë të veriut.

Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durimishi, ka publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa ka uruar të gjithë qytetarët për këtë urë.

“Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”, ka shkruar Durmishi mbi videon e publikuar në Facebook.

Ura që është hapur është për vetura dhe për njerëz dhe është vendosur pranë urës kryesore mbi Ibër që është e bllokuar për qarkullimin e veturave dhe ruhet nga Karabinierët italianë.

Gurthemeli i dy urave të reja mbi Ibër u vendos në fillim të muajit korrik, në prezencën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se qëllimi është lidhja e Mitrovicës së Veriut me Mitrovicën e Jugut. 

Share This Article