Hapet pikë-kalimi i përbashkët kufitar Han i Elezit – Bllacë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përurojnë pikë kalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.

Sipas njoftimit, ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitarë të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor 2024 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

Agjenda e plotë:

11:00 – 11:02 Ceremonia hapëse

11:02 – 11:07 Fjala hyrëse e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski

11:07 – 11:12 Fjala hyrëse e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla

11.12 – 11:17 Fjala hyrëse e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti

11:17 – 11:24 Fjala hyrëse e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti

11:24 – 11:31 Fjala hyrëse e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski 

Share This Article