ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman 13 hours ago
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera 20 hours ago
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’ 21 hours ago
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare 21 hours ago
Fitch rrit vlerësimin e Greqisë për shkak të një pozicioni të fortë fiskal 23 hours ago
Next
Prev
Home Diaspora

Hapet “Shkolla Shqipe” në Dietlikon të Kantonit të Zyrihut

albnews by albnews
24 June, 2023
in Diaspora
0
Hapet “Shkolla Shqipe” në Dietlikon të Kantonit të Zyrihut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

E mërkura ishte ditë gëzimi për fëmijët, të cilët kishin ardhur së bashku me prindërit e tyre në hapjen e pikës shkollore në Dietlikon të Kantonit të Zyrihut. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm, jo vetëm për fëmijët, të cilët kishin ardhur për t`u regjistruar në shkollën shqipe, me qëllim që të mësojnë gjuhën amtare, por një gëzim edhe më i madh shihej në fytyrën e prindërve të tyre, të cilët ishin të lumtur që mësimi në gjuhën amtare edhe në këtë pikë shkollore po vazhdon.

Mësuese Yllka Dervishi, ju shpjegon nxënësve shqiptimin dhe drejtshkrimin e shkronjave të gjuhës shqipe…

RelatedPosts

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Dy vjet burg dhe dëbim për një shqiptar në Francë, vodhi 25 euro dhe disa karamele

Me të drejtë dijetari i madh shqiptar Sami Frashëri ka thënë “Shenja e kombit është gjuha. Kur një komb humb gjuhën e vet ai humb edhe veten”. Prandaj në vazhdën e përpjekjeve të njëpasnjëshme në sensibilizimin e prindërve shqiptarë që t`i orientojnë fëmijët e tyre drejt pikave shkollore, në të cilat zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe, ishin edhe përpjekjet në dy muajt e fundit rreth pikës shkollore në Dietlikon të Kantonit të Zyrihut, me qëllim që edhe në këtë pikë shkollore, të vazhdoj mësimi për fëmijët shqiptarë, të cilët banojnë në këtë vendbanim dhe që dëshirojnë  ta mësojnë gjuhën shqipe.

Mësuesi dhe Koordinatori i “Shkollës shqipe” Zvicër ju shpjegon për rëndësinë e gjuhës amtare, duke ju kërkuar  atyre që t`i kushtojnë më shumë kujdes gjuhës së nënës sepse vetë gjuha e nënës është identiteti kombëtar i secilit prej nesh.

Gjuha shqipe është pasuri kombëtare, prandaj të gjithë ne e kemi obligim moral dhe kombëtar të kujdesemi për të, pavarësisht vendit ku jetojmë dhe punojmë. Dhe në këtë rrugëtim “Shkolla Shqipe” në Zvicër me angazhimin e dhjetëra e dhjetëra mësuesve dhe prindërve shqiptarë në mbarë Zvicrën si dhe nën drejtimin e mësuesit dhe koordinatorit Vaxhid Sejdiu ka arritur të dëshmojë se këto përpjekje pa dyshim rezultojnë me sukses. “Shkolla Shqipe” e në Zvicër shpërndarë në 19 kantone të Zvicrës vazhdon rrugëtimin e saj me qëllim, që të përfshijë sa më shumë fëmijë në programin e të mësuarit të gjuhës shqipe. Prandaj edhe ky takim në shkollën shqipe në Dietlikon të Kantonit të Zyrihut është në vazhdën e këtyre përpjekjeve gjithnjë e më të suksesshme. Mësimi në gjuhën shqipe edhe, në Dietlikon të Kantonit të Zyrihut, zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:15 -15:00 në grupin e parë dhe në grupin e dytë nga ora 15:00 -16:45.

Ishte një gëzim i veçantë kur nxënësit filluan t`i shfletojnë librat e gjuhës shqipe, të cilat i shpërndau mësuesja Yllka Dervishi

“Shkolla shqipe” – Zvicër

Sektori për informim

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

Marrëveshja për Industrinë e Mbrojtjes, Shqipëria dhe Italia do ndërtojnë mjete lundruese civile e ushtarake në Pashaliman

16 November, 2025
Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

16 November, 2025
Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

Ndahen çmimet e Panairit të 28-të të Librit, Artan Fuga fiton ‘Autori më i mirë i vitit’

16 November, 2025
Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

Rama uron dy Kombëtaret me shqiponjën dy krenare

16 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result