Hapi i rëndësishëm në karrierë, sulmuesi kuqezi i bashkohet Qazim Laçit te Sparta e Pragës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Indrit Tuci është padyshim lëvizja e parë e madhe e futbollistëve shqiptarë në vitin 2024. Klubi i Spartës së Pragës ka bërë të ditur se ka firmosur me sulmuesin shqiptar i cili do të nisë stërvitjen me gjigandët e futbollit çek në ditët e para të janarit.

Tuci ka qenë pjesë e skuadrës së Lokomotiva Zagreb që nga viti 2019, duke u bërë një element i rëndësishëm i këtij ekipi duke luajtur me të 104 ndeshje në të cilat ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 8 asiste. Në pjesën e parë të sezonit aktual, ai ka shënuar 6 gola e dhënë 3 asiste në 17 ndeshje të luajtura në kampionat, gjë që ka shtyrë Spartën e Pragës të bëjë këtë lëvizje shumë të rëndësishme për të ardhmen e sulmuesit.

Klubi bëri të ditur se Tuci, i cili ka luajtur me Kombëtaren U21, ka nënshkruar një kontratë shumëvjeçare me Spartën e Pragës teksa do të nisë stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit ku bën pjesë edhe Qazim Laçi, më datën 8 janar.

Share This Article