Hapi me vonesë parashutën, vdes tragjikisht ylli i “Tik-Tok”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ylli i TikTok-ut, Tanya Pardazi, ka vdekur tragjikisht në moshën 21-vjeçare.

Vdekja e saj erdhi pas një hedhjeje me parashutë në Toronto, Kanada, ku pas përfundimit të një kursi që kishte bërë, vendosi të hidhej e vetme.

Aksidenti fatal ndodhi për shkak të një gabimi në tërheqjen e parashutës e cila nuk u hap në kohën e duhur. 21-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital por aty u shpall e vdekur, shkruan The Independent.

21-vjeçarja e cila ishte e famshme në TikTok kishte mbi 100,000 ndjekës dhe dy milionë pëlqime.

Share This Article