Hapja e degës së Kolegjit të Bryzhit në Tiranë, Von Der Leyen: Do të ndërtojë një urë të fortë drejt BE! Do kemi një paketë financiare me 15 bursa për studentët e Ballkanit Perëndimor

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ndërsa kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një dege të re të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit, në Tiranë.

Von der Leyen u shpreh ndër të tjera se kjo është një urë e fortë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa shtoi se do të kemi një paketë financiare me 15 bursa për studentët e Ballkanit Perëndimor.

Von der Lyen: E mbaj mend idenë për të pasur një degë të Kolegjit të Europës këtu në Tiranë. E kuptova menjëherë vizionin tuaj dhe a ka mënyrë më të mirë se sa kjo për të përgatitur të ardhmen e Shqipërisë për të edukuar dhe trajnuar brezin e ardhshëm. Kështu ne filluam punën.

Dhe ja ku jemi, duke krijuar degën e tretë të Kolegjit të Europës. Sot do përqendrohemi te ata që do i japin jetë këtij kolegj, vetë studentët. Studentët në Shqipëri mund të aplikojnë për të studiuar këtu. Kjo është fantastike. Kjo degë do të ndërtojë një urë të fortë drejt BE. Komisioni ka caktuar fonde për krijimin e kampusit dhe shumë fonde të tjera do të vijojnë. Do të kemi një paketë financiare me 15 bursa për studentët e Ballkanit Perëndimor.

Share This Article