• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Hapja e negociatave, ambasadori gjerman: Topi në fushën e palës shqiptare

Hapja e negociatave, ambasadori gjerman: Topi në fushën e palës shqiptare

by albnews
9 July, 2020
in Albania
0
3
VIEWS

Ambasadori i RFGJ në Tiranë, Peter Zingraf shprehet se Presidenca gjermane e BE do të mbështesë Shqipërinë dhe rajonin në rimëkëmbjen nga kriza Corona dhe do t’i japë shtysa të reja perspektivës së tyre europiane.

DW: Z. Ambasador, Gjermania ka nisur në fillim të këtij muaji Presidencën gjashtë mujore të Këshillit të Bashkimit Europina, (BE) nën moton “Së bashku për rimëkëmbjen e Europës”, të përqendruar në kapërcimin e krizës së pandemisë Corona. A mund të paraqisni, ju lutem, sesi do t’i adresojë Gjermania sfidat që nxjerr përballimi i kësaj krize, brenda dhe përtej BE?

Peter Zingraf: Në këtë krizë, ne, në Evropë duhet të gjejmë bashkërisht zgjidhjet dhe të nxjerrim përfundimet e duhura, në mënyrë të tillë që kontinenti ynë të marrë veten pas shok-ut të virusit. Menaxhimi i krizës përfshin stabilizimin e mëtejshëm shëndetësor, koordinimin e strategjisë së daljes, rimëkëmbjen ekonomike dhe konsolidimin e kohezionit social. Në këtë kontekst BE është në krah edhe të vendeve në rajone përtej kufijve të tij.

DW: Konkretisht për Shqipërinë?

Peter Zingraf: Një BE i fortë është në interes të Shqipërisë. BE dhe shtetet e tij anëtare e kanë mbështetur muajt e fundit në një masë të konsiderueshme Shqipërinë përmes dërgimit të pajisjeve mbrojtëse dhe teknikës mjekësore, por edhe përmes ndihmës që u është dhënë grupeve të disavantazhuara sociale – kam qenë personalisht i pranishëm në aktivitete të tilla ndihme në Tiranë dhe në Shkodër. Por më lejoni të them shkurtimisht edhe që ne – nuk ka rëndësi në cilin vend jemi – mund t’ia dalim në frenimin e virusit vetëm nëse kontribuojmë të gjithë për këtë qëllim. Për fat të keq në qendrat e qyteteve dhe ato turistike në vend konstatoj shpesh që rregullat bazë të distancimit dhe të mbrojtjes nuk respektohen.

DW: Mbështetja e Presidencës së Gjermanisë ndaj Shqipërisë, në përballimin e krizës Corona, më sjell ndërmend një krizë tjetër: atë të refugjatëve, 30 vite më parë. Këtu, në territorin e Ambasadës Gjermane në Tiranë, 3000 vetë vërshuan nga 2 – 12 korrik, 1990, në oborrin dhe mjediset e saj për t’u arratisur nga Shqipëria komuniste drejt lirisë së Perëndimit. Për Shqipërimë ngjarja ishte preludi i përmbysjes së regjimit komunist. Po për Gjermaninë? Çfarë rëndësie dhe domethënie ka kjo ngjarje historike në marrdhëniet e saj me Shqipërinë?

Peter Zingraf: Ngjarjet e korrikut 1990 kanë qenë një goditje e rëndë për regjimin komunist. Ato pamje ne i njihnim që më parë nga ambasadat e tjera të Gjermanisë Perëndimore, përshembull në Pragë. Njerëzit që u arratisën aso kohe në Tiranë, fillimisht brenda territorit të Ambasadës sonë e më pas në Gjermani, ndërtuan së bashku një urë të parë mes dy vendeve tona. Dhe ne duam të kujtojmë pikërisht këto ngjarje historike. Për këtë qëllim kemi krijuar një ekspozitë virtuale si edhe kemi intervistuar dëshmitarë të kohës. I ftoj të gjithë t’i hedhin një sy faqes sonë të internetit dhe të Facebook-ut.

DW: Z. Ambassador, më lejoni t’i kthehem të sotmes. Ashtu si ju theksuat në video-mesazhin tuaj, në ditën e parë të Presidencës Gjermane, në 1 korrik, kjo presidencë nuk do të jetë vetëm një Presidencë Corona. Ku do të përqëndrohen kontributet kryesore të Presidencës së Gjermanisë ndaj Europës, në këto kohë kaq të vështira?

Peter Zingraf: Shumë detyra na presin, sepse bota nuk ndalet. Duam të sjellim drejt përfundimit bisedimet rreth buxhetit disa vjeçar të BE dhe ta shndërrojmë këtë të fundit në një buxhet të së ardhmes, i cili të kontribuojë që Evropa të dalë nga kriza në mënyrë të qendrueshme, me investime në mbrojtje të klimës, digjitalizim dhe kërkime shkencore. Krahas kësaj ne duam të kontribuojmë në konsolidimin e pavarësisë digjitale dhe teknologjike europiane. Rimëkëmbja pas krizës duhet të jetë një “Green Recovery – Rimëkëmbje e gjelbër.” Një politikë ambicioze në mbrojtje të klimës, e harmonizuar me „Green Deal” të Komisionit të BE vazhdon të jetë me rëndësi qendrore. Politika e migracionit do të jetë edhe më tej një temë e ngutshme.

DW: Hyrja në BE e vendeve të Ballkanit Perëndimor, (BP) dhe tërheqja e këtij rajoni më pranë BE-së është një tjetër projekt kyꞔ i Presidencës së Gjermanisë. Në programin e saj, kjo presidencë angazhohet të jetë “lokomotovë dhe ndërmjetëse” e perspektivës europiane të rajonit. Çfarë do të thotë kjo në terma konkretë? Si do t’i japë Presidenca gjermane nxitje të reja procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe rajonit?

Peter Zingraf: Natyrisht, që, edhe si vendi i Kryesisë së Këshillit Europian, Gjermania do të vazhdojë të angazhohet për një perspektivë të besueshme anëtarësimi në BE të shteteve të BP. Përafrimi i mëtejshëm i këtyre vendeve me BE-në është si në interesin e BP ashtu edhe në interesin strategjik të vetë BE-së. Me hartimin dhe miratimin e kuadrit të negociimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ne dëshirojmë të përgatisim nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me të dy vendet.

DW: Z. Ambasador. a mendoni se Shqipëria po i përgjigjet si duhet dhe në kohë kryerjes së disa reformave prioritare, të kërkuara nga BE-ja dhe Bundestag-u gjerman para Konferencës së Parë Ndërqeveritare të BE, që të meritojë fillimin konkret të negociatave të hyrjes në BE?

Peter Zingraf: Më gëzon fakti që aktorët e politikës shqiptare kanë gjetur një konsensus të parë lidhur me Kodin Zgjedhor. Tani fjala është të bëhet përpara me zbatimin e masave të dakordësuara. Krahas reformës zgjedhore një element i rëndësishëm në këndvështrimin gjerman është funksionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe i Gjykatës Kushtetuese, që janë esenciale për vendin dhe bëjnë pjesë në grupin e kushteve që duhet të përmbushen përpara realizimit të Knferencës së Parë të Anëtarësimit. Uroj që në këtë drejtim të bëhet progres i shpejtë. Thënë shkurt, topi aktualisht vazhdon të jetë ende në fushën e palës shqiptare.

DW: Çfarë mendoni për Reformën Zgjedhore? Për fat të keq administrimi i procesit zgjedhor mbeti politik. Një nga rekomandimet kryesore të OSBE /ODIHR-it nuk u zbatua dhe u shty të zbatohet në proceset zgjedhore pas 2021.

Peter Zingraf: Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore ishte një shenjë nxitjeje dhe inkurajimi në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Zbatimi i dakordësisë dhe debatet për ndryshime të mëtejshme në fakt nuk janë përmbyllur, ato vijojnë ende. E rëndësishme këtu është që rekomandimet e OSBE/ODIHR të shihen si linja orientuese. Në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara.

DW: Çfarë mendoni për procesin e emërimeve të Gjykatësve Kushtetues? Që prej më shumë se dy vitesh në Shqipëri nuk funksionon as Gjykata Kushtetuese, as Gjykata e Lartë

Peter Zingraf: Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të gjykatësve kushtetues, në fakt është kompleks. Por ai është një proces i rëndësishëm dhe i duhuri, pasi Gjykata e ardhshme Kushtetuese do të duhet të vendosë për çështje të rëndësishme dhe autoritetin për këtë mund ta ketë vetëm një trupë e pavarur vendimmarrëse. Rrugën e tregon opinioni i Komisionit të Venecias: Institucionet e drejtësisë dhe ato kushtetuese të përfshira në këtë proces duhet të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive në mënyrë që së shpejti të shënohet progres.

Previous Post

Berisha: Kryeministri shqiptar, ide e drejt, nuk duhet të tremb askënd

Next Post

Përurimi i Memorialit të Holokaustit, Yuri Kim: Është një histori kurajoze e besës së shqiptarit

albnews

albnews

Related Posts

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani
Albania

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

19 May, 2025
Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje
Albania

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!
Albania

Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

19 May, 2025
Next Post
Përurimi i Memorialit të Holokaustit, Yuri Kim: Është një histori kurajoze e besës së shqiptarit

Përurimi i Memorialit të Holokaustit, Yuri Kim: Është një histori kurajoze e besës së shqiptarit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

Britania hedh në Detin e Veriut nëndetësen pa pilot për të ndalur “flotën hije” të Rusisë

19 May, 2025
Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

19 May, 2025
Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4716 shares
    Share 1886 Tweet 1179
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM