Hapja e shkollave në shtator, Shahini: E kemi synim, por fjalën e fundit e thonë ekspertët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Besa Shahini ka deklaruar se synimi i Ministrisë së Arsimit, është që ta nisë vitin e ri shkollor si normalisht, nëpër shkolla.

Përmes një reagimi në rrjetin social, Shahini është shprehur se një vendim i tillë ende nuk është marrë dhe se verdikti përfundimtar do të vijë nga task- forca e ekspertëve për Covid.

“Shumë prej jush jeni me pushime dhe bëni mirë që pushoni. Ne stafi i ministrisë, agjencitë tona vartëse dhe të gjithë jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Synojmë të kthehemi në bankat shkollore, por ende nuk e dimë nëse do të kthehemi me kohë të pjesshme, të plotë apo të alternuar me mësimin online. Këtë gjë e vendos struktura e ngritur që vëzhgon sitatën e Covid-19. Zbatoni masat, mbani higjienë të lartë, në mënyrë që të kthehemi sa më shpejt në banka. Do ta marrim këtë vendim kur të jemi sa afër datës së nisjes së vitit shkollor,” tha ministrja ndër të tjera.

Share This Article