Selena Gomez iu përgjigj një komentueseje që e akuzoi se kishte përdorur filler për faqet për të arritur pamjen e dëshiruar, duke u treguar shumë e sinqertë.
Komentuesja e kritikonte këngëtaren për pamjen e saj dhe i kërkonte të hiqte “mbushësit” e faqeve.
Selena iu përgjigj dhe e pranoi hapur se ka bërë botoks.
Kjo është hera e parë që Selena flet hapur për ndërhyrjet në fytyrën e saj.