Haradinaj akuzon rëndë Albin Kurtin: Ka interesa direkte me ekonominë e Serbisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka akuzuar sot kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, duke thënë se ai po e heq taksen me Serbinë për shkak të interesave ekonomike që ka me Serbinë.

Gjatë intervistës dhënë në Frontal, ish-kryeminstri është shprehur i bindur së Kurti dhe njerëzit e tij kanë interesa tregtare me Serbinë.

“Kjo qeveri ka interesa të ndërlidhura, pra interesa tregtare me Serbinë”, ka thënë Haradinaj.

Ish-kryeministri e ka sqaruar se kjo akuzë e tij ka të bëjë drejtpërdrejtë me kryeministrin në detyrë.

“Po direkt Albin Kurti, shihet që nuk e ka heq taksen me kriju një kundër vlerë me Amerikën, as me askënd. E hoqi vetëm në raport me Serbinë. Edhe shihet që njerëzit rreth Kurtit, ata që e rrethojnë, apo Albin Kurti ka interesa direkt të lidhuar me ekonominë e Serbisë”, ka thënë Haradinaj në T7.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka krahasuar sot Albin Kutin me liderin e Venezueles, Nikolas Maduro.

“Ata që janë rreth tij janë tu e qu kah rruga e Madures, po krojojnë një Maduro në Kosovë, është keq për të, vendin, edhe rajonin. Nuk ka logjikë që kryeministrin e Kosovës me i mbarojnë një Zizek. E kanë kap një e majtë të çuditshëm, po e qojnë këtë vend te një Maduro”, ka thënë Haradanaj.

Haradinaj ka thënë që Kurti është kryeministri i parë dhe i vetëm që e ka shkelë kushtetutën madje në një temë shumë të rëndësishme.

“Kurti është kryeministri i parë dhe i vetëm që e ka shkelë kushtetutën madje në një temë shumë të rëndësishme.Nuk po flasim për m0oral se është larg, por duhet me reflektu pas këtij vendimi të qeverisë”, ka thënë Haradinaj.

Share This Article