Haradinaj: Ardhja e David Hale në Kosovë është nder për ne

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se “kanë pasur diskutime” kur pyetet nëse është përplasur me Hashim Thaçin e Kadri Veselin në ambasadën amerikane, të shtunën.

Haradinaj thotë se kanë pasur diskutime në prezencë të nënsekretarit amerikan për Politikë të Jashtme, David Hale, i cili qëndroi gjatë fundjavës në Prishtinë.

“Ka pasur diskutime. I kemi disa dallime dhe ju e dini që i kemi brenda nesh. Por, kemi unitet për platformën”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Ndërsa ai ka komentuar pse takimi u mbajt në ambasadën amerikane, e jo në institucione të vendit, sic ndodhi në Serbi, ku Hale shkoi në zyrë të Vuciqit dhe të Bërnabiqit.

“Unë jam i nderuar kur na ftojnë në Ambasadë të Amerikës. Ambasadori i ri Kosnett është shumë serioz. Ardhja e David Hale në Kosovë është nder për ne. Ne i kemi disa dallime sa i përket një teme por kemi unitet për platformën. Sa i përket veriut unë jam në veri, sepse atje është shteti i Kosovës, ndonjë demonstrim mundemi me bë nëse na ka mbet merak por atje është ligji i Kosovës, është polici i Kosovës”, ka thënë Haradinaj. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply