Haradinaj: BE t’i japë drejtim çështjes së vizave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas votimit në Parlamentin Evropian ku u konfirmua për të dytën herë mandati për fillimin e trialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Një vullnet kaq i fuqishëm politik, që buroi sot nga Parlamenti Evropian në Strasburg, rikonfirmon për të disatën herë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara, siç e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian në Bruksel vitin e kaluar”, deklaroi Haradinaj.

Ai shtoi se është tërësisht e padrejtë, frustruese, dhe dekurajuese që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta e fituar për lëvizje të lirë në Evropë.

“Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, u bëjmë thirrje kryeqyteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, që t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat”, vijoi Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se mbesim të fokusuar për avancimin e rrugës sonë drejt Bashkimit Evropian, dhe u qëndron fuqishëm besnike vlerave dhe parimeve për të cilat jemi zotuar bashkë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Share This Article