Haradinaj: Beteja e Grykës së Kaçanikut ia fali 28 dëshmorë Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka përkujtuar të rënët në Betejën e Grykës Kaçanikut 20 vjet më parë. Ai ka thënë se kjo Brigadë ia fali 28 dëshmorë, duke ia shkruar sërish historinë e lavdisë. 

“Kaçaniku, me Brigadën 162 “Agim Bajrami”, e lartësoi emrin e vet edhe njëherë në Luftën Çlirimtare. Lirisë së Kosovës, kjo brigadë ia fali 28 dëshmorë, duke ia shkruar sërish historinë e lavdisë.  Më 9 prill, 20-vjet më parë, Gryka e Kaçanikut jehonte gjatë luftimeve, nga këngët dhe pushkët e lirisë të bijave dhe bijve të tij më të devotshëm. Sot me respekt e krenari i kujtojmë dëshmorët e kësaj beteje. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Share This Article