Haradinaj: Beteja e Likoshanit dhe Qirezit, pikënisje e historisë së re

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke kujtuar 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, ka thënë se shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës u lind dhe i ka rrënjët në luftën e lavdishme çlirimtare dhe rezistencën e shumë brezave për të drejtën tonë.

“Sot kur kujtojmë me nderim 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, pikënisje e historisë sonë të re, reflektojmë për rrugëtimin tonë deri në Kosovën e 17 shkurtit 2008. Në thelb të vizionit për të sotmen dhe të ardhmen tonë qëndron si testament flijimi i dëshmorëve e martirëve. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply