Haradinaj: Britania e Madhe ka dëshmuar miqësi të fuqishme ndaj Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka falënderuar Konteshën e Wessex, për kontributin që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Britania e Madhe ka dëshmuar miqësi të fuqishme ndaj Kosovës dhe është rreshtuar si njëra nga vendet që i ka besuar të drejtës tonë, dhe sot marrëdheniet tona janë shumë të veçanta.

Sonte, në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë me rastin e vizitës së Lartmadhërisë së saj, Konteshës së Wessex, pata nderin që personalisht ta falënderoj për kontributin e madh të Britanisë dhënë shtetit të Kosovës, por edhe kujdesin e saj special kushtuar heroinave tona, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Mirënjohës përjetë!


Share This Article