Haradinaj dhe Zaev dakordohen për të avancuar marrëdhëniet mes dy shteteve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Shkup është takuar më kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj ka njoftuar se me Zaevin kanë biseduar për gjendjen politike dhe krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia në të dy vendet.

“Biseduam për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet. “, thuhet në njoftimin e Haradinajt në rrjetin social Facebook.

Tutje, ai shton se me Zaev-in u dakorduan të vazhdojnë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve

Postimi i plotë i Haradinajt:

Gjatë vizitës time në Shkup, takova mikun tim Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Biseduam për gjendjen politike në vendet tona, krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia, temat e integrimeve euroatlantike dhe tema të tjera me interes për të dyja vendet.

U dakorduam të vazhdojmë kontaktet dhe bashkëpunimin për të avancuar më tutje marrëdhëniet mes dy vendeve.

Share This Article