Haradinaj drejton mbledhjen e Qeverisë nga e cila dha dorëheqje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka nisur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, nga ku ka dhënë dorëheqje Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, por ai po e kryeson atë.

Por në këtë mbledhje mungojnë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i AKR-së, e Fatmir Limaj i Nismës,raporton kohanet

Pati reagime të shumta rreth thirrjes së kësaj mbledhjeje.

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se secilin vendim, do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese sepse sipas tyre, është jokushtetuese thirrja e mbledhjes së Qeverisë dhe mbi të gjitha, do të ketë pasoja penale.

Ndërkohë, Haradinaj në mbledhjen që po e kryeson tha se “s’do të lejojë vakum qeverisës”. 

Share This Article