Haradinaj: Duhet ta bëjmë Kosovën 100% shtet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se Kosova ende nuk është bërë 100% shtet dhe për këtë, sipas tij nuk ia vlen me hezitu që për pak me lënë pa e përmbush 100 për qind shtetësinë.

I pari i qeverisë në dorëheqje gjithashtu iu bëri thirrje të gjithë atyre që janë lodhur, të hapin rrugë me përfundimin e shtetësisë së Kosovës, pasi siç tha ai nuk është marre për një gjë të tillë.

“A ja vlen me hezitu sot me lanë pak pa e kryer shtetin, do të ishte e pashpjegueshme nëse ne e afrojmë deri 99% por nuk e bëjmë 100 për qind shtet. Është në interesin tonë ta përfundojmë Kosovën shtet 100 për qind”, tha ai.

Share This Article