Haradinaj e motivon boksierin shqiptar, i cili do të përballet me djalin e kriminelit serb, Arkanin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boksieri shqiptar, Petrit Mazrekaj do të boksojë kundër serbit, Velko Razhnjatoviq, i cili është djali i kriminelit Arkan

Është vetë serbi Velko Razhnjatoviq që ka kërkuar të përballet me Mazrekajn, me këtë të fundit që menjëherë i ka thënë ‘PO’.

Sot kryeministri i Kosovës, z.Ramush Haradinaj e ka pritur në zyret e tij Petrit Mazrekajn, të cilin e ka motivuar para meçit me djalin e Arkanit duke ia dhuruar një flamur kombëtare.

“Prita sot boksierin Petrit Mazrekaj, të cilit i urova shumë sukses në meçin e radhës. Petriti ka shpirt sportisti por si shqiptar e ka edhe një motiv shtesë në përballjen e tij. Për motivim si dhe evokim se cila ishte rruga jonë deri në liri, ia dhurova atij flamurin kombëtar!”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Kujtojmë që Petrit Mazrekaj është me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Austri.

Share This Article