Haradinaj: E vërteta e emrit tim si President i Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë çdo mundësi se ai është një kandidaturë për President të Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thotë kjo po nxitet nga mercenarë dhe gazetarë të shitur.

“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë.

Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.

Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!”-shkruan Haradinaj.

Share This Article