Haradinaj: Është marre si e kemi lënë Trepçën tash e 20 vjet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata në të cilën është gjiganti metalurgjik “Trepça” pas përfundimit të luftës së fundit, sipas kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, është turpëruese.

Në ceremoninë e shënimit të 30 vjetorit të Grevës së Minatorëve në Stantërg, kreu i qeverisë tha se “mënyra më e mirë për ta shpërblyer sakrificën e atëhershme të minatorëve, është kthimi i Trepçës në burim jete”.

“Meqenëse kanë shkuar tri dekada e ne nuk kemi mundur ende ta rikthejmë këtë burim në jetë të ekonomisë sonë, vendit tonë, atëherë është momenti i duhur të themi se duhet të na vijë marre se si e kemi lënë Trepçën kaq gjatë kështu, si e kemi lënë që 20-vjet pas çlirimit. Ne nuk e kemi regjistruar ende Trepçën si kompani në bazë të ligjit, duhet të regjistrohet, janë aksionarët që duhet t’i marrin përgjegjësitë, aksionarë janë edhe minatorët”, tha Haradinaj.

Ai ka kërkuar që pjesa e “Trepçës” në jug sa më shpejt duhet t’i dorëzojë të gjitha materialet e nevojshme për regjistrim.

Menaxheri i ndërmarrjes Trepça, Xhevdet Tahiri, duke kujtuar grevën e para 30 vitesh, tha se sakrifica e bërë në të kaluarën sot duhet të shërbejë për unifikim në drejtim të arritjes së objektivave zhvillimore në ndërmarrjen Trepça.

Në tetor të vitit 2016, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Ligjin për “Trepçën”, derisa këtë vit ka miratuar edhe statutin e “Trepçës”, që i hapi rrugë regjistrimit të ndërmarrjes si shoqëri aksionare, ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës dhe 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply