Haradinaj i dorëzon Remit medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi.

Haradinaj i ka dorëzuar Mustafës Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” për të shprehur siç ka shkruar Haradinaj, respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut.

“Me ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, bashkëbiseduam për zhvillimet në vend, në veçanti për trajtimin e dinjitetshëm të kategorive të lirisë. Duke shprehur respektin më të lartë për rrugën e tij jetësore në shërbim të atdheut dhe lirisë, gjeneralit Mustafa, i dorëzova Medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu””, shkruan Haradinaj në Facebook.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply