Kryetar i PSD-së dhe kryetari i Prishtinës, Shpend ahmeti ka treguar se para vendosjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë, kryeministri Ramush Haradinaj e ka pyetur atë, nëse do ta mbështeste të mos bie qeveria, pasi Lista serbe do të largohej nga bashkëqeverisja.
Postimi i Ahmetit:
Para vendimit për taksen më ka telefonuar kryeministri Ramush Haradinaj. Më ka tregu që don me e vendos taksën dhe më ka thënë që kjo e largon Listen Serbe. Pyetja ishte “në qoftë se largohet lista serbe, a më mbështet në taksë që mos me ra qeveria”. I kemi thënë po!
Edhe sot mendoj që taksa është pak karshi politikave të Serbisë! dashakëqinjtë e shtrembërojnë deklaraten time! Unë i kam thënë kryeministrit, për taksen jemi bashkë! Në qoftë se vendosim bashkë me e mbajt, e ndajmë presionin! Në qoftë se vendosim bashkë me e pezullu përkohësisht për ti dhënë rast dialogut, e ndajmë kritikën publike bashkë!
Kur ishte në pyetje me e marr kreditin për taksë, nuk i nxinte kamera. Kur erdhi presioni amerikan, nuk i nxen dera. Ne jemi këtu edhe në të mirë, edhe në të keq.
Interesat shtetëror nuk janë pronë e askujt, janë përgjegjësi e përbashkët. Përfituesit ditor mundohen me rrejt e shpif. Interesi i shtetit mbetet synim i përhershëm që mbijeton!