Haradinaj i përgjigjet Ramës: Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka deklaruar se padia e kryeministrit Edi Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Haradinaj thotë se sot është raportuar në media se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deponuar padi kundër tij në Gjykatë.

Rama kishte deklaruar më parë se do të dorëzojë kallëzim penal ndaj kryeministrit Haradinaj, në lidhje me deklaratat e tij, se Rama ka përfituar materialisht në përpjekjen e tij për ta ndarë Kosovën.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.

Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

RH

Share This Article