Haradinaj i reagon OKB-së: Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pasi zyrtarëve të OKB-së që kanë deklaruar se Kosova nuk mund ta debojë zyrtarin e saj, i cili ditë më parë u arrestua nga Policia e Kosovës.

Rusi Mikhail Krasnoshchenkov punonjës i misionit të UNMIK-ut në Kosovë është arrestuar me dyshimin se kishte penguar aksionin e Policisë së Kosovës, duke ndihmuar banorët vendas që të vendosnin barrikada.

Sot kryeministri Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të shpallet “non-grata” personi në fjalë.

“Policia e Kosovës gjatë operacionit kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës ka arrestuar një qytetar rus, një spiun të kamufluar si punëtor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i cili ka penguar sundimin e ligjit duke përdorur veturën zyrtare të OKB-së. 
Veprimet e tij janë kundër së drejtës dhe normave ndërkombëtare. Pengimi i drejtësisë dhe keqpërdorimi i simboleve të OKB-së janë shkelje e rëndë. Misioni i Rusisë pranë OSBE-së duhet ta kuptojë se sundimi i ligjit është përgjegjësi e jona ndaj të gjithë qytetarëve të Kosovës në një shoqëri që ne ndajmë së bashku”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./KosovaPress/

Share This Article