Haradinaj: Jam një ish-kryeministër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ramush Haradinaj pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, u është drejtuar mediave për ta sqaruar situatën.

Haradinaj ka treguar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kompetencat dhe përgjegjësitë e Qeverisë në dorëheqje.

Por, para mediave, ai ka thënë se më s’është kryeministër, por është një ish-kryeministër.

“Pas këtij diskutimi e kam bazën e gjithëanshme që me iu drejtu Gjykatës Kushtetuese. Për takimet e qeverisë dhe për marrjen e qeverisë nuk do të marrim vendime përveç vendimit për buxhet për zgjedhje. Ndërsa ministrat vazhdojnë disa detyra kujdestarie. Unë jam kryeministër në dorëheqje. E vetmja gjë që e kam theksuar në dorëheqje është që s’mundem me leju vakuum qeverisës. Unë s’jam kryeministër unë jam një ish-kryeministër, kryeministër në dorëheqje”, tha Haradinaj, raporton KTV.

Share This Article