Kreu i AAK-së dhe ish’kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka gjasë që sot gjatë ditës të publikojë aktgjykimin e plotë për ligjshmërinë e dekretit të mandatarit. Sipas tij, nëse ndodhë një gjë e tillë, nesër mund të thirret seanca për votimin e Qeverisë Hoti.
Haradinaj thotë se tashmë partive që kanë nënshkruar koalicionin u ka mbetur vetëm që të presin publikimin e aktgjykimit të plotë.
“Mendoj që është momenti kur mundet Gjykata me publiku vendimin, që i hap rrugë anës procedurale, asgjë tjetër s’ka mbetë vetëm çështje procedurale. Mundësitë janë reale që për nesër, asgjë tjetër s’ka mbetë nga koha e vendimit, me shpesë që nesër, misioni më i vështirë të kësaj qeverie është shpëtimi i ekonomisë, besoj që do të jemi të suksesshëm”, tha ai.
Haradinaj ka treguar edhe emrat e ministrave, derisa tha se ka mundësi reale që të thirret nesër seanca.
“Po presim, ai afat kohor nesër është real vetëm nëse ndodh ndonjë vonesë në publikimin zyrtar të vendimit.
Blerim Kuçi, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Ambient dhe Planifikim Hapësinor, Meliza Haradinaj, Ministre e Punëve të Jashtme, Ramë Lika ministër i Arsimit, Selim Selimi, Ministër i Drejtësisë si dhe zëvendëskryeministër është Besnik Tahiri, është një ekip e suksesshme njerëz që meritojnë mbështetjen e qytetarëve”, tha kreu i AAK’së para mediave pas vizitës që pati në komunën e Suharekës.