Haradinaj: Ka ndryshime në Samitin e Berlinit, e kanë ndërru dinamiken

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeminitri Ramush Haradinaj thotë se ka ndryshime kësaj radhe në frymën e Samitit të Berlinit.

Haradinaj në konferencën për media e pranon se ka ndryshime në dinamikën e Samitit të Berlinit, marrë parasysh deklarimet dhe shkrimet që po bëhen para këtij takimi.

“Është një ndryshim substancial thirrja në samitin e Berlinit. E kanë ndërru dinamikën. Hetohet në ecje me qëndrime. Kemi pa shkrime në media me renome botërore, në deklarime po ashtu. Nuk duhet të marrim diçka si përfundimtare. Kjo është një energji e re që po ndodh në prag të Samitit. Nuk mendoj që është një konkluzë finale. Janë qëndrimet, mendimet që po jepen”, ka thënë Haradinaj.

Ai thotë se marrëveshja me Serbinë duhet të bëhet vetëm me njohje reciproke dhe me rivendosjen e raporteve ekonomike. Sipas tij, vetë pajtimi me Serbinë është kompromis për Kosovën.

“Kam bërë thirrje që të ndodh pajtimi. Pajtimi është kompromis për Kosovën. Pajtimi është njohja reciproke me kufijtë ekzistues dhe rivendosja e raporteve ekonomike. Nëse ndodh pajtimi e shoh kështu, nuk e shoh ndryshe”, ka thënë Haradinaj. 

Share This Article