Haradinaj kërkon intensifikim të partneritet politik e ekonomik me Austrinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur interesimin që ka Kosova për intensifikimin e partneritetit politik e ekonomik me Austrinë.

Këtë e tha pas takimit me ambasadorin austriak Christophe Weidinger.

“Me aleatë tradicionalë si Austria, vendi ynë ka kaluar sfidat më të mëdha të shtetndërtimit. Në takim mikpritës me ambasadorin austriak, Christophe Weidinger, shpreha vullnetin e institucioneve të Kosovës për intensifikimin e partneritetit politik dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Austria, si vend mik, do të vazhdojë të luaj rol aktiv në afirmimin ndërkombëtar të Kosovës dhe presim që të rreshtohet me Gjermaninë, në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave këtë vit”, ka shkruar Haradinaj.

Share This Article