Haradinaj kërkon nga Meta mbështetje për linjën hekurudhore që lidh Prishtinën dhe Durrësin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hardinaj ka pritur në një takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Haradinaj ka bërë të ditur se me presidentin Meta ka biseduar për projektet e përbashkëta me interes të dy vendeve, transmeton Telegrafi.

“Sot me bashkëpunëtorë e prita në takim të përzemërt, Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. Folëm hapur për projektet e përbashkëta me interes të dy vendeve tona dhe kërkova mbështetjen e Presidentit për linjën hekurudhore që do ta lidhte Prishtinën dhe Durrësin, krijimin e një sistemi të përbashkët mbrojtës për ndihmë të ndërsjellë në situata të jashtëzakonshme e emergjente si dhe krijimin e lehtësirave për të mundësuar shtetësinë shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, kreu i AAK-së ka shkruar se “njëkohësisht shfrytëzova rastin që Presidentit Meta dhe Popullit Shqiptar tu uroj Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë”.

Ndryshe, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, ndërsa sot do të takohet me liderët shtetërorë e politikë.

Share This Article