Haradinaj: Kjo Qeveri është e dëmshme për vendin, logjika e Kurtit është komuniste

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Qeveria Kurti është e dëmshme për vendin dhe po i shkakton pasoja serioze vendit.

Haradinaj këtë të enjte i numëroi pasojat që sipas tij kanë ardhur nga kjo Qeveri.

“P.sh te fuqia blerëse, çdo qytetar duhet me jetuar me ato që i ka edhe me çmimet që janë në treg. Ju e dini se iu është rritë çmimi i energjisë dy herë, janë rritë çmimet e shportës bazë me çka ushqehemi, e tatimit në pronë”, tha ai në RTV 21.

Ai tutje tha se Kosovës iu janë vjedhur edhe 100 milionë euro.

“Ju siguroj se nuk po jepi shifra të rreme. Ka humb Kosova 100 milionë, pra janë vjedh 100 milionë euro qytetarëve të vendit sepse janë mbajtë peng në kohen e inflacionit, paraja ka humbur vlerën e vetë. Qeveri që e ka varfëru ma shumë njeriun e vendit , që ia ka ulë ma shumë fuqinë blerëse të punësuarit në sektor publik e privat”, tha ai.

Haradinaj theksoi se kjo çka po bën kryeministri Kurti është logjikë e Fidel Castros.

“Logjika e Kurtit është logjikë komuniste nuk është as e majtë”, tha ai tutje.

Share This Article