Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për qytetarët e Shqipërisë të cilët u strehuan në Kosovë pas tërmetit të 26 nëntorit, raporton Ekonomia Online.
Nga aty, Haradinaj foli edhe për takimin mes deputetit të VV-së, Xhelal Sveçla dhe Marko Gjuriqit.
Tha se takimet janë normale, por për Haradinajn e habitshme janë komunikimet e VV-së me palën serbe.
“Risi është vetëm situata me VV-në që një kohë kanë pas qëndrim kundër ndërsa tash jo dhe komentimi i mbetet VV-së, unë s’kam koment, për besë”, tha shkurt Haradinaj.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se nga Policia janë identifikuar mbi 1300 persona të zhvendosur nga Shqipëria, ku sipas tij, shumica prej tyre është vendosur nëpër familje, ndërkaq pjesa më e madhe në Prizren.
Haradinaj tutje ka premtuar ndihmë edhe pas kthimit në Shqipëri për personat e prekur nga tërmeti.
“Ashtu siç kishte vendosur etapa e vendosjes së tyre në vende të ndryshme në Kosovë, ashtu edhe po përfundon kjo etapë”, tha Haradinaj.
Sipas Haradinajt, të zhvendosurit nga Shqipëria, do të kthehen dinjitetshëm, duke iu siguruar edhe transport.
“Takimi i sotëm është ftu për temen e zhvendosurve të ardhur nga Shqipëria, e para është me rëndësi me shpjegu për veprimet që I ka marrë qeveria, të identifikum nga Policia e Kosovës janë mbi 1300 persona, shumica e tyre janë shpërnda në familje e qytete të ndryshme por pjesa më e madhë është zhvendosë në Prizren.
As periudhës së parë të ardhur të zhvendosurve, tani kemi hyrë në një etapë të re, tani më kjo etapë ka të bëjë me kthimin e të zhvendosurve, ky kthim është vullnetarë, por kemi përgjegjësi që të sigurojmë një kthim të dinjitetshëm, të sigurojmë transport”, tha Haradinaj.
Haradinaj tregoi se a do ta mbështet koalicioni LDK-VV, ku tha se është mirë të fillojë punën qeveria e re.
“Nëse Kosova ka vështirësi të caktuar ne duhet me shqyrtua rolin tonë. Po ashtu nuk e kemi qëndrimin që me i hy në hatër Albin Kurtit por duhet të jemi të zot të bëjmë një kalkulim se çka është në rregull me bë për Kosovën. Unë mendoj që më mirë për Kosovën është me u nisë qeveria e re dhe ti shohim ata që kanë kritiku”, tha ai.
Ndërkaq, për Ligjin për Paga, që javën e shkuar u dërgua në Kushtetutë nga Avokati i Popullit, Haradinaj tha se po bëhen qëllimisht skenarë të tillë
“E kam një far dyshimi që këto po bëhen me qëllim këto skenarë por e kam një dilemë se është e qëllimshme sepse shume kanë prit njerëzit deri në këtë ditë, por qe të vonohet zbatimi i ligjit është tepër e papranueshme për mua”, tha ai.