Haradinaj: Kosova është me fat që ka aleatë si Zvicra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar shtetin e Zvicrës në Ditën Nacionale.

Haradnaj thotë se Zvicra ka qenë strehë e shqiptareve dhe me të drejt sot është shtëpia e tyre e dytë.

“Në Ditën Nacionale të Zvicrës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë vend mik. Shteti zvicran ka qenë strehë e qindra shqiptarëve në kohë të vështira historike dhe sot me të drejtë vazhdon të jetë shtëpia e dytë e shumë bashkatdhetarëve tanë”, ka thënë Haradinaj.

“Në rrugëtimin tonë si shtet, Zvicra e ka përkrahur fuqishëm Kosovën në të gjitha proceset shtetndërtuese, dhe ne jemi me fat që kemi aleatë të tillë”, ka shtuar më tej ai.

Share This Article