Haradinaj: Kosova është me fat që përfaqësohet nga me emrin e Dua Lipas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka uruar këngëtaren Dua Lipa, e cila mbrëmë gjatë ceremonisë së çmimeve “Grammy”, është shpallur dy herë fituese e këtij çmimi prestigjioz.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Dua edhe një herë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. “Dy herë fituese e çmimit prestigjioz Grammy Awards, Dua edhe njëherë e dëshmoi që me punë dhe talent, kalon çdo kufi. Urime Dua! Kosova është me fat që në botë, përfaqësohet me emrin tënd”, ka shkruar Haradinaj.

Dua është shpallur artistja e re më e mirë për vitin 2019, në ceremoninë e mbajtur në Los Angeles. Po ashtu, ajo u vlerësua edhe si kënga më e mirë ritmike, për këngën  “Electricity”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply