Haradinaj: Kosova është përcaktuar në orientimin Euro-Atlantik

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në forumin e Atlantic Council në Uashington, ku është diskutuar iniciativa 3 Seas dhe bashkëpunimi me SHBA-të.

“Në shtrirjen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan, bashkëpunimi në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm, nën udhëheqjen e SHBA”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

I nderuar të marr pjesë në forumin e Atlantic Council në Washington DC, për të diskutuar iniciativën 3 Seas dhe bashkëpunimin me ShBA-të.

Në mesin e shteteve të Europës Juglindore iniciativat si 3 Seas duhet të kenë prezencë më të madhe në Ballkanin Perendimor. Kosova është përcaktuar në orientimin Euro-Atlantik dhe do të jetë gjithmonë kontribuese e paqës dhe stabilitetit. Në shtrirjen e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan, bashkëpunimi në mes shteteve të Ballkanit Perendimor është i domosdoshëm, nën udhëheqjen e SHBA. Lidhjet mes nesh në infrastrukturë, energji dhe siguri do të krijojnë mburojë për vlerat Euro-Atlantike. Kosova është gati që të jetë në bashkëpunim të plotë me këtë iniciativë.

Kosova qëndron e palëkundur në këtë orientim, andaj vlera që sjellim ne do të jetë vlerë e shtuar për integrim dhe bashkëpunim në NATO dhe BE.

RH

Share This Article