Haradinaj: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se me Gjermaninë, si shtet mik i Kosovës, jemi të fokusuar që marrëdhëniet e shkëlqyera t’i avancojmë në dimension të ri të bashkëpunimit, veçmas në aspektin ekonomik.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Me Gjermaninë, si shtet mik i Kosovës, jemi të fokusuar që marrëdhëniet e shkëlqyera t’i avancojmë në dimension të ri të bashkëpunimit, veçmas në aspektin ekonomik. Nder i veçantë të bashkëbisedoj me deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), për zhvillimet e fundit politike në vend, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën europiane të Kosovës. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, dhe si qytetarë të lirë, synojmë anëtarësimin në familjen e madhe europiane. Thellësisht mirënjohës për qëndrimin e zëshëm gjerman për ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

RH

Share This Article