ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK 6 hours ago
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët 6 hours ago
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin 6 hours ago
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho  6 hours ago
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, humbin jetën 5 persona 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj: Kosova nuk ka nevojë për Mini-Schengen me kryeqytet Serbinë

albnews by albnews
21 December, 2019
in Kosova
0
Haradinaj: Kosova nuk ka nevojë për Mini-Schengen me kryeqytet Serbinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për një Mini-Schengen që kryeqytet e ka Serbinë, derisa ka theksuar se krejt ideja e Mini-Schengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vendosur produkteve që importohen nga Serbia.

Sot kur në Tiranë po mbahet takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Perëndimor, Haradinaj tha se përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia dhe mohohet masakra e Reçakut, iu mbetet t’iu thonë puna e mbarë pa ne.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pra 6 që ka mbetur pa u anëtarësuar në BE, kemi marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Pra, secili vend ka kontratë me BE-në, Kosova e ka MSA-në dhe ne duhet me iu fokusua MSA-së. Pra, nuk kemi nevojë për një Mini-Schengen me kryeqytet Serbinë ose lider Serbinë të Mini-Shengenit tonë. Jemi të interesuar për Schengen në këtë rast, me kryeqytet Brukselin, pra BE-në. Kosova është vend euroatlantik, pra kjo është perspektiva e jonë”, ka thënë Haradinaj.

RelatedPosts

Fshehu mijëra paunde në çorape, kapet në aeroportin Adem Jashari

Bahamas njeh Kosovën

SHBA: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re të Kosovës

“Hetohet që krejt kjo bëhet në njëfarë mënyre me na e heq taksën, është një bypas për me e heq taksën. Krejt Mini-Schengeni vetëm një qëllim e ka, një sukses nëse kish mujt me e heq taksën. Pra, edhe nervozat që i kanë këto ditët e fundit pikërisht për atë vijnë, se po iu bien në ujë këto zhvillime”, tha ai.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, rreth asaj se takimi po mbahet në Tiranë tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është vëllai i tij, por që tha se nuk ka pasur qare pa dal kundër ndarjes së Kosovës.

“Nuk janë të këqija, shikoni tash unë disa herë e kam përsëritur që Edi Rama është vëllai im, ai është shqiptar, jam shqiptar, të majtën e të djathtën në Shqipëri janë vëllezërit e motrat e mi. Unë nuk kam pas qare pa dal kundër ndarjes, jo për inati të njërit prej nesh as në Kosovë, as në Shqipëri, por kam dal kundër ndarjes. Sikurse e dini Trepça është Kosovë, nuk po na e konteston më kurrkush mbi këtë dhe, a keni dëgjuar dikë duke thënë më që Trepça është e dikujt tjetër pos e Kosovës, pavarësia energjetike ka ndodhur, pra kemi mundur të nënshkruajmë marrëdhënie kontraktuale tash me Shqipërinë për unifikim të tregut, kemi ushtrinë dhe po, kemi edhe taksën, po taksa është kundërvlerë për njohje. Kur të na njeh Serbia ne i hapim dyert për takime bilaterale e trilaterale, po me qëndrime mohuese të Serbisë deri edhe në mohim të masakrës së Reçakut nuk na mbetet rrugë tjetër pos me iu thënë puna e mbarë pa ne”, u shpreh Haradinaj.

Rreth deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se nëse kryeministri Haradinaj do të dëgjonte presidentin francez Emmanuel Makron për të hequr taksën tash Kosova do të kishte liberalizim të vizave, Haradinaj tha se nëse i dhimbsen kosovarët, Edi Rama të largojë taksën e vendosur në rrugën e kombit.

“Pasi Ramës po i dhimben kosovarët t’ua heqë atë taksën e Kukësit dhe atëherë i kishim besua edhe në të tjera”, tha ai.

Sot në Tiranë po mbahet takimi i tretë i vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të diskutojnë projektin e “Mini-Schengenit Ballkanik”. Në këtë takim në Tiranë po marrin pjesë liderët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa mungon Kosova e ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

19 December, 2025
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët

19 December, 2025
U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

U arratis nga burgu duke përdorur çarçafët, policia franceze kap 19-vjeçarin

19 December, 2025
Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

Shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Ja kur do të prezantohet Klodjan Braho 

19 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result