Haradinaj: Kosova synon të jetë në NATO dhe në rresht me shtetet prijëse të demokracisë në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takuar Drejtorin e Departamentit të Mbrojtjes për Evropë dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka kërkuar nga Winternitz që angazhimi i ShBA-ve në forcimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i vazhdueshëm.

“Në takim shpreha falënderimet më të larta për djemtë dhe vajzat amerikane që shërbejnë në Kosovë. Kërkova nga z. Winternitz që angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i vazhdueshëm”, ka shkruar Haradinaj.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e parezervë e cila rezultoi me formimin e Ushtrisë së Kosovës, potencova edhe njëherë se synim i Kosovës është që sa më shpejt të jemi anëtar i NATO-s, në rresht me shtetet prijëse të lirisë dhe demokracisë në botë”, ka thënë Haradinaj.

Share This Article