Kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje direkte presidentit Hashim Thaçi që të mos tentojë të mashtrojë popullin me “korrigjime të lehta” sepse, sipas tij, nuk guxon të preken kufijtë.
Në Kuvendin Zgjedhor të AAK’së në Decan, Haradinaj ka zgjedhur të flasë për tema nacionale.
“Po juu garantojë se kufijtë e 17 shkurtit ju sigurojë s’mund kërkush me i prekë”, ka thënë Haradinaj.
“Ia kem pa hajrin demarkimit me Malin e Zi Nuk mundet kërkush me na lujtë lojën as në emërime të korrigjimit, as në emër të demarkimit, as shkëmbimit të territoreve e as të ndarjes”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, ai i ka thënë presidentit të mos tentojë të mashtrojë sepse demarkimi i kufirit me Serbinë mund të bëhet mes dy shteteve që e njohin njëra-tjetrën.
I bëjë thirrje presidentit Thaçi që të mos mendon se e mashtron popullin më, as me korrigjim të lehtë. Shënimi i kufirit mes dy shteteve është proces që vjen pas njohjes. Kufiri ekziston, e kontrollon policia. Nuk ka kontekst
“Kanë hi thellë me lojën e kufirit. Iu kam thënë keni, hy por nuk keni mujtë me dalë. Në fillim kanë mëndur se janë fjalë, por nuk është një njëri që e ndalë, është një e drejtë e popullit”, është shprehur Haradinaj.