Haradinaj kujton masakrën e Kralanit: 23 vjet më parë, Gjakova përjetoi tmerrin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Ramush Haradinaj, aak, deputet, politike, pol, kuvend, kuvendi, kryeminister,

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se 23 vjet më parë Gjakova ka përjetuar tmerrin e barbarisë serbe.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar familjet që u shuan 23 vite më parë.

Postimi i tij:

Njëzetetre vjet më parë Gjakova përjetoi tmerrin e barbarisë serbe.

Sot me përulje të thellë, kujtojmë martirizimin e dhjetëra vëllezërve e motrave tona. Kujtojmë me dhembje jetët dhe familjet që u shuan, Vejsa, Hoxha, Caka, Gashi, Nuqi, Cana, Guci, Kurti, Kavaja, Gërçari, Dylatahu, Qarkaxhiu, Bërdoniqi, Tetrica, Haxhia dhe Demjaha.

Barbarët nuk kursyen as foshnjet, as pleqtë. Liria erdhi me çmimin e gjakut të tyre. Ta ruajmë e ta çmojmë, bashkë me kujtimin për të rënët.

Share This Article