Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është bërë politikani më qesharak në historinë e re të Kosovës, duke e lidhur me disa zhvillime të fundit.
Haradinaj thotë se Kurti e ka ndërtuar një ‘kala prej letre’ dhe nga e njëjta sipas tij, do të bie siç është ndërtuar.
“Albin Kurti ka ndërtuar një Kala prej letre! Skandalet e njëpasnjëshme të ministrave dhe të bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Albin Kurtit; kursi i gjoja “politikanit të fortë” i vet Albinit dhe zbrapsja e tij prej krejt çfarë ka thënë e ka premtuar në jetën e tij, e bëjnë atë politikanin më qesharak e më të dëmshëm në historinë më të re të Kosovës”, shkroi Haradinaj.
“Krejt çfarë ka bërë Albin Kurti në jetën e tij politike është: Ai e ka ndërtu një kala prej letre, e cila do të bie në të njëjtën mënyrë siç edhe është ndërtuar!”