Haradinaj: Kurti të dorëhiqet ose do shkarkohet përmes mocionit të mosbesimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të dorëhiqet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj u shpreh se duhet reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij, pas dështimit të takimit të djeshëm në Bruksel, ndërmjet kreut të qeverisë së Kosovës dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas Haradinajt, në mungesë të reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e opozitës për ta shkarkuar përmes mocionit të mosbesimit.


“Situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Kurti dhe qeveria e tij.

Ai duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli. Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij.

Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë.  Në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, mbetet përgjegjësi e ne të tjerëve, të bashkohemi e të veprojmë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit të mosbesimit.

Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Share This Article