Policia e Kosovës shënon sot 20-vjetorin e themelimit, me ç’rast ka mbajtur një ceremoni ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë institucionalë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për nevojën që Policia e Kosoës t’i bashkohet INTERPOL-it.
Ai ka thënë se bashkimi i Kosovës në këtë organizatë, përbën përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe sipas tij, kushdo që e pengon këtë gjë e ndihmon krimin brenda dhe jashtë vendit.
“Policia jonë me qenë pjesë e INTERPOL-it për me luftu krimin transnacional. Me pengu anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, i bjen me ndihmu krimin”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka falënderuar edhe institucionet amerikane për bashkëpunimin e mire me Policinë e Kosovës.
“Institucionet partnere të SHBA-së, ju falënderoj për bashkëpunimin. Policia e ruan jetën e nejrëzve të këtij vendi. Muj me thanë që njerëzit e Kosovës janë me fat që ju kanë ju”, ka theksuar kryeminsitri.
Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë që ta përkrahë zhvillimin dhe rritjen e Policisë së Kosovës.