Haradinaj lajmrohet nga Mynheni: Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e sigurisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e sigurisë, duke konsoliduar gjithë infrastrukturën ligjore dhe resurset humane, për të qenë në krah me vendet demokratike, në mision ruajtjen e paqes dhe sabilitetit në rajon dhe në botë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Në Konferencën më prestigjioze ndërkombëtare të sigurisë në Mynhen të Gjermanisë, forum ky që mbledhë krerë shtetesh, ministra, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, politikbërës dhe vendimmarrës të rëndësishëm, ku do të diskutohet dhe debatohet për sfidat dhe të arriturat në fushën e sigurisë globale.

Kosova ka shënuar progres të madh në fushën e sigurisë, duke konsoliduar gjithë infrastrukturën ligjore dhe resurset humane, për të qenë në krah me vendet demokratike, në mision ruajtjen e paqes dhe sabilitetit në rajon dhe në botë.

Përkushtimi institucional do të vazhdojë, duke fuqizuar partneritetin tonë me akterët më të rëndësishëm të sigurisë në botë. Konferenca e sotme është rast i mirë, për ta shpalosur përkushtimin e Kosovës në gatishmëri dhe kontributdhënie për forcimin e paqes rajonale dhe globale, së bashku me partnerët tonë strategjik.

RH

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply