ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE? 11 hours ago
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin 11 hours ago
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat 11 hours ago
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën 11 hours ago
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe dr*gë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj: Liberalizimi në pranverë, shtyrjes i kontribuoi vonesa e formimit të institucioneve

albnews by albnews
16 December, 2019
in Kosova
0
Haradinaj: Kam qenë dhe do të mbetem gjithë jetën kundër ndarjes së Kosovës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën pritet të ndodhë vetëm në pranverë të vitit të ardhshëm dhe jo këtë vit siç kishte paralajmëruar.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se u ka dërguar shkresë të gjitha vendeve të BE-së që janë vendimmarrëse, ku ka kërkuar që të hiqen vizat për kosovarët, por tashmë nuk shpreson se një vendim mund të merret këtë vit.

Ai ka thënë se shtyrjes së datës për liberalizim i ka kontribuar edhe Vetëvendosja dhe LDK-ja të cilat po i zvarritin procesin e ndërtimit të institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

RelatedPosts

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

BE nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Partitë politike në Kosovë nisin sot zyrtarisht fushatën

“Jemi më skeptik tash. Është zor me ndodh sepse po shihet që jemi afër Krishtlindjeve. Jam interesuar për kalendarin e Këshillit të Evropës dhe besoj që gjasat e ardhshme i kemi në fund të shkurtit, fillim të marsit, që me hy në rend dite. Unë kam vazhduar komunikimin me palët dhe ju kam bërë shkresa të gjitha shteteve vendimmarrëse të BE-së për këtë temë që është një padrejtësi. Mund të ketë ndikuar në shtyrje pak edhe vonesa në formim të institucioneve, që disi po na zbehin fuqinë tonë, pasi që kemi mbajt zgjedhje por nuk po e japim lajmin e duhur për institucionet e reja. Dhe besoj që kjo na ka krijuar problem”, ka thënë ai.

Megjithatë Haradinaj ka thënë se qeveria ka kryer të gjitha obligimet dhe se vonesat po bëhen pa ndonjë arsye.

Mendon se vendimi është politik, teksa ka falënderuar Gjermaninë dhe kancelaren Merkel për përpjekjet e vazhdueshme që kosovarët të lëvizin të lirë në zonën shengen.

“Nuk do të shkon në pakufi. E di që njerëzit po kërkojnë por ne si qeveri e kemi bërë punën tonë. Ne i kemi fituar vizat, por ne s’po mund të vendosim për evropianët. Ata po mendojnë që mund të na vonojnë dhe po na vonojnë. Por nuk kemi ne faj. Nuk mund të thotë as Gjermania, Franca e Holanda që qeveria e Kosovës po i vonon vizat. Ne realisht gatitën po i rrimë, por ata më të ngadalshëm. Nuk na kanë thënë jo, për këtë e falënderoj Gjermaninë dhe kancelaren Merkel dhe ministrin e jashtëm për këtë temë. Pres që në pranverë të kryhet. Është e padrejtë që është vonuar kaq shumë”, ka thënë ai.

Kryeministri në detyrë ka komentuar edhe prolongimin e krijimit të institucioneve nga ana e VV-së dhe LDK-së. Ai ka thënë se po e ka të vështirë të mbajë qeverinë në këtë gjendje, teksa ka kërkuar nga këto dy parti të ndërtojnë institucionet e reja.

“Kur kam dhënë dorëheqje në atë kohë nuk kam menduar se problemi do të jetë pas zgjedhjeve. Kemi pasur shqetësim se si do të shkojnë zgjedhjet dhe për fat ato shkuan në mënyrë më të mirë të mundshme si në jug ashtu edhe në veri dhe u pranua rezultati. Tani mendoj që është me rëndësi që të krijohen institucionet e vendit për shkak që ne po bëjmë qeverisjen kujdestare dhe nuk po e kemi lehtë ta mbajmë funksionimin shtetëror si një qeveri e dorëhequr disa muaj më parë. Po bëhen më zor për mua dhe qeverinë që e udhëhiqi”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se përgjegjësia për formimin e institucioneve të reja bie mbi partinë e parë, duke u bërë thirrje dy partive që sa më parë të gjejnë formulën për të formuar qeverinë dhe kuvendin.

“I bëj thirrje VV-së dhe LDK-së që të veprojnë dhe ta kryejnë një marrëveshje për qeverisje. Ajo çka kam thënë vazhdimisht nuk duhet të bartet përgjegjësia te i dyti dhe i treti, zakonisht fituesi mban përgjegjësi për të krijuar institucionet. Është gabim të mendosh se përgjegjësia është e barabartë për të gjithë. Vetëm fituesi ka përgjegjësi dhe ai duhet ta gjejë formulën qeverisëse adekuate dhe të fillojë me qeverisjen”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se zyrtarisht nuk është takuar pas zgjedhjeve as me Kurtin e as me Mustafën, ndërsa ka shtuar se AAK-ja në asnjë rrethanë nuk do të jetë pjesë e qeverisë VV-LDK.

“Unë nuk kam pasur asnjë bisedë me Kurtin, Mustafën për temat e ndërtimit të institucioneve. Jemi takuar në ndonjë pritje. Ne nuk jemi palë e bisedimeve. Jemi parti opozitare. Unë dhe Aleanca nuk e shohim si kauzë tonën pjesëmarrjen në një qeverisje VV-LDK, pra nuk jemi pjesë e saj, jemi opozitë. Por po presim prej atyre që i kanë fituar zgjedhjet që të jenë të zot ta gjejnë formulën dhe t’i ndërtojnë institucionet”, ka thënë Haradinaj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

17 December, 2025
SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për buxhetin

17 December, 2025
Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

17 December, 2025
Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

Starmer i thotë Abramovich-it të ‘paguajë tani’ ose të përballet me gjykatën

17 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result