Ish’kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se fakti që Gjermania e kryeson presidencën e Këshillit të BE’së për gjashtë muajt e ardhshëm është lajm i mirë për shtetin tonë.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se kancelarja gjermane Angela Merkel më shumë se askush tjetër në BE i kupton nevojat e Kosovës.
“Nuk kam dyshim që përgjatë mandatit gjashtëmujor të Gjermanisë në krye të BE-së, një energji e re do ta përfundojë procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do t’i çojë përpara proceset integruese të Kosovës në organizatat dhe institucionet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj.